Spektakolat Huntelaar, ‘Gjahtari’ futet nga stoli dhe realizon dopietë

Ajaxi i Amsterdamit kthehet te fitorja në Eredivisie pas dy barazimeve radhazi, teksa në javën e 16-të iu imponua 3-1 në transfertë Twentes, duke ruajtur diferencën prej tri pikësh me Feyenoordin.

“Harkëtarët”, në fakt, mundën ta siguronin suksesin vetëm në fundin e sfidës, falë dygolëshit të sulmuesit veteran Huntelaar (90’ dhe 90+1’), teksa në minutën e 84-t, Pleguezelo i Twentes ktheu përkohësisht baraspeshën më rezultat, me miqtë që kishin zhbllokuar takimin me Haller që në minutën e 7-të.

Gjithsesi, gara për titullin në Erdivisie mbetet e hapur, pasi diferenca mes vendit të parë dhe të katërt është vetëm 4 pikë.