Befasia/ Reali eliminohet nga Superkupa e Spanjës, Athletic Bilbao në finale

Real Madrid eliminohet nga SuperKupa e Spanjës.

Skuadra e Zinedine Zidanes është mposhtur 2-1 në transfertë kundër Athletic Bilbaos e cila tashmë është kualifikuar në finale ku do të përballet me Barcelonën.

Ndeshja u zhbllokua në minutën e 18’ kur Raul Garcia kaloi në avantazh skuadrën baske. Pa pëfudnuar pjesa e parë skuadra e Athletic Bilbaos shënoi golin e dytë sërish me anë të Raul Garcias nga pika e bardhë e penalltisë.

Pjesa e dytë solli më shumë intensitet në lojë, trajneri i Real Madrid, Zinedine Zidane, reagoi me zëvendësime dhe kjo duket se e freskoi lojën e “Los Blancos”.

Karim Benzema shënoi për rezultatin 1-2, në minutën e 73′ të ndeshjes, por që nuk ishte i mjaftueshëm për të bërë dallimin.

Athletico Bilbao do të përballet me Barcelonën në finale të Supercopa de Espana.