Fituese e ‘Oscar’ dhe pjesë e shumë filmave, por aktorja e njohur thotë se nuk i pëlqen fama

Ajo ka fituar një çmim ‘Oscar’ vetëm 26 vjeçe, por Gwyneth Paltrow ka pranuar se kurrë nuk është ndjerë rehat me famën që i ka sjellë suksesi i saj.

48 vjeçarja ka qenë në vëmendjen e publikut për më shumë se 20 vjet dhe ka luajtur në dhjetëra filma, përfshirë Iron Man VR.

Ajo u largua nga aktrimi në 2017 për t’u përqendruar në markën e saj ‘Goop’ dhe është shfaqur vetëm në mënyrë sporadike në ekran që nga ajo kohë.

Në një intervistë me Naomi Campbell për “No Filter”, nëna e dy fëmijëve tha se ajo filloi të rivlerësonte karrierën ndërsa po rritej.

“Unë mendoj se shumë prej tyre vijnë edhe nga fakti që unë – dhe kjo është diçka që unë mendoj se e kuptova më vonë në jetë – në të vërtetë nuk kam qenë aq komode që isha një person publik apo të jesh para kamerës madje megjithëse e kam bërë për kaq shumë kohë”, ka thënë ajo.

“Është një pjesë e imja që ndihet vërtet e ndrojtur dhe nuk më duket sikur jam natyrshëm”.

“Unë fillova karrierën në moshë të re. Kalova një kohë të gjatë derisa e pyeta veten, a e pëlqej këtë punë? A jam duke u ndjerë rehat derisa po e bëj këtë? A dëshiroj të bëhem aktore?”, shtoi ajo.

Paltrow u martua me producentin televiziv, Brad Falchuk, në 2018. Ajo u shfaq në dramën “The Politican” në Netflix, një shfaqje e krijuar nga Falchuk dhe bëri shaka se vetëm burri i saj mund ta joshte atë përsëri në aktrim.

Gwyneth ishte më parë i martuar me yllin e “Coldplay”, Chris Martin, por dyshja u ndanë në 2014 pas 10 vitesh së bashku.