Jennifer Lopez shfaqet nudo në klipin e ri 'In the Morning'

Jennifer Lopez i ka lënë gjithë pa fjalë, teksa është shfaqur duke vallëzuar e zhveshur në pyll në klipin e saj më të ri “In the Morning”.

51-vjeçarja shfaqi figurën e saj të mrekullueshme trupore ndërsa u shfaq nudo në klipin gati tre minutësh, i cili u dha premierë në platformën e re të videove në internet, Triller.

Ajo mbrojti modestinë e saj me duart e saj ndërsa qëndronte në një zonë të errët pyjore ndërsa interpretonte hitin e saj më të fundit.