Nuk mjaftuan 8 mln lekët e vajzës, Tirja zhvati dhe të afërmit e të resë

Pas skandalit të denoncuar në media dhe arrestimit, sanitarja e spitalit “Shefqet Ndroqi” Tire Alldervishi mori sot masën e sigurisë “arrest me burg”.

Emisioni investigativ “Stop”publikoi sonte të tjera detaje nga rasti makabër i sanitares së spitalit ,Tire Alldervishi, që me aktin e saj korruptiv dhe abuzimin me pacienten 55 vjecare, prej ditësh mban pezull prej ditësh vëmendjen e opinionit publik.

Vajza e të ndjerës tregon se cfarë ka ndodhur, që nga momenti i publikimit të rastit, duke sjellë edhe dëshminë e re, që ka mësuar më vonë, se Tirja nuk mjaftohej me paratë, që i zhvaste asaj.

E reja tregon, se Tirja i merrte para dhe kushëririt të saj, që punon në një market pranë sanatoriumit.

E bija tregon, sesi mundi të bajë paratë vetëm që e ëma t’ia dilte betejës me sëmundjen, ndërsa flet edhe për pengun, tani që njeriu më i shtrenjtë për të, nuk jeton më.