Bora në aksin Korçë-Pogradec/ Braimllari në terren: Ende asnjë borëpastruese, qeveria të marrë masa

Mbrëmjen e sotme, Sekretari i Përgjithshëm i LSI, Endrit Braimllari raporton nga terreni mungesën e një borëpastrueseje në aksin nacional Korçë-Pogradec.

Braimllari denoncon mungesën e vëmendjes nga autoritetet dhe bën apel qeverisë të marrë masa për të mos rrezikuar jetën e qytetarëve.

 “Rruga Nacionale Korçë-Pogradec nuk ka ende një borëpastruese. Qeveria te marrë masa sepse jeta e qytetarëve është në rrezik”, shprehet Braimllari.