Pandemia/ Vaksinohen Papa Françesku dhe ish-Papa Benedikt

Këtë të enjte, Papa Françesku dhe ish-Papa Benedikti kanë marrë dozën e parë të një vaksine të koronavirusit, bëri me dije Vatikani.

Në një deklaratë për mediat, Zëdhënësi i Vatikanit Matteo Bruni tha se ai ishte “në gjendje të konfirmonte që brenda programit të vaksinave të Shtet-Qytetit të Vatikanit, deri më sot doza e parë e vaksinës Covid-19 është administruar te Papa Françesku dhe Papa Emeritus”.

Deklarata nuk tha se kur Papa Françesku, 84-vjeç ose paraardhësi i tij 93-vjeçar u vaksinuan.

Qyteti i Vatikanit filloi programin e tij të vaksinave të Mërkurën në një qendër mjekësore të vendosur brenda në Sallën e tij kryesore të Auditorit, ku papati shpesh mban audiencat javore.

Të dy papët janë në një rrezik më të lartë të prekjes nga virusi për shkak të moshës së tyre.

Ndërkohë, në javët e fundit, Papa Françesku ka folur disa herë në temën e vaksinave.

Gjatë fundjavës, ai tha se njerëzit kanë një “detyrë etike” për të marrë vaksinën dhe konfirmoi se ishte në radhë për të marrë një sapo filloi programi i vaksinimit të Vatikanit.