Meta: Të ndalim shpopullimin, të rrisim standardet e qeverisjes

Presidenti Ilir Meta ka theksuar edhe njëherë nevojën për ndaljen e shpopullimit në Shqipëri. Meta e ka bërë thirrjen nëpërmjet një shënimi në profilin e tij zyrtar në facebook.

Meta ka dhënë gjithashtu mesazhin se duhen përmirësuar standardet e qeverisjes si edhe të rritet përfaqësimi i të rinjve në vendimarrje.

‘Të ndalim shpopullimin, duke përmirësuar standardet e qeverisjes dhe rritur përfaqësimin e të rinjve në vendimmarrje.’