Pas përfundimit të serialit të famshëm, familja Kardashian i bën stafit dhuratën e çmendur

Në muajin shtator, Kim bëri publik lajmin, me anë të një njoftimi në Instagram, duke tronditur fansat se shfaqja ikonike e familjes së saj do të mbaronte pas 15 vitesh në ekran.

Së fundmi, pas regjistrimeve të sezonit të 20-të, familja Kardashian ka shpenzuar një shumë të konsiderueshme parash për të falenderuar ekipin e “Keeping Up With The Kardashians” për punën e tyre të vështirë pas 15 vitesh në ekran.

Kim, Kourtney, Khloe dhe e ëma e tyre Kris raportohet se i kanë dhuruar kastit prej 30 vetash nga një orë që kushton rreth 10,000$ secila.

Dhuratat e shtrenjta i kanë kushtuar klanit Kardashian rreth 300,000$ në total. “KUWTK’ filmoi episodin e fundit të Premten në mbrëmje, duke i dhënë fund rrugëtimit 15-vjeçar në ekran.