Gëzimi i parë në stol për Pochettinon: Emocion i madh, ta bësh këtu pas...

Mauricio Pochettino-s i mjaftuan vetëm tre ndeshje te PSG për të fituar trofeun e parë në karrierë.

Skuadra e tij mposhti Marsejën në finalen e Superkupës së Francës. Pas ndeshjes ai u përpoq të mbante lumturinë: "Është një emocion i madh, mundohem të shpreh gjithçka që ndiej tani. Edhe nëse nuk e tregoj, jam i lumtur.

Është e trishtueshme të shkosh afër dhe mos të fitosh trofe, sidomos për një person si unë, që ka qenë gjithmonë konkurrues edhe si futbollist. Ta bësh këtu pas një kohe kaq të shkurtër është një emocion i madh”.