Shtyhet ndeshja në Premier League, shkak rastet e shtuara me COVID-19

Të Dielën në orën 13:00, në stadiumin “Villa Park” ishte planifikuar të luhej ndeshja mes Aston Villa dhe Everton, e vlefshme për javën e 19-të në Premier League.

Mirëpo, ky takim nuk do të luhet, për shkak të rasteve të shtuara me Covid-19 te “Luanët”.

Për kujtesë, Aston Villa mbylli qendrën stërvitore javën e kaluar pas rasteve të shumta të Covid-19. Kjo është ndeshja e dytë radhazi e Premier League e shtyrë për Aston Villa.