‘Të gjithë ikën me vrap’ Ellen DeGeneres tregon momentin epik kur mësoi se ishte me Covid-19

Ellen DeGeneres, moderatorja e famshmme, në muajin dhjetor rezultoi pozitive me Covid-19.

Ishte vetë moderatorja ajo që bëri të ditur lajmin, teksa tregoi se një nga simptomat ishte dhimbja e fortë e shpinës, që u bë shkak për ndërprerjen e emisioneve të saj.

Këtë javë, ajo i është rikthyer ekranit dhe ka folur për këtë eksperiencë, teksa tregoi se si e mori lajmin se ishte e infetkuar me Covid-19.

“Po bëhesha gati për emisionin, po vendosja extensions dhe po bëja grimin. Asistenti im hyri dhe më tha se kisha dalë pozitive me koronavirus.

Pastaj të gjithë ikën prej meje me vrap. Njerëzit me të vërtetë tremben dhe vrapojnë, disa nuk janë kthyer më që nga ajo kohë. U largova menjëherë dhe të gjithë u informuan”, tregoi Ellen.