Tre milion njerëz po vdesin nga uria në Irak

Rreth tre milion njerëz në Irak nuk mund të plotësojnë nevojat e tyre ditore bazë të ushqimit, sipas një raporti nga Programi Botëror i Ushqimit (WFP), raporton Anatolia.

Raporti i agjencie së KB vërejti se provincat që kanë vështirësi në sigurimin e ushqimit janë Mosul me 20 përqind, pastaj Diyala me 15 përqind, Kirkuk me 14 përqind dhe Bagdad me 10 përqind.

Zyrtari i WFP në Irak Abdurrahma Mihaj tha se shkalla në rritje e varfërisë së vendit është e lidhur me situatën ekonomike në Irak.

Mihaj tha se të ardhurat e Irakut kishin rënë ndjeshëm për shkak të rënies së çmimeve të naftës dhe rënies së prodhimit në tregun botëror.

Duke deklaruar se dinari irakian humbi vlerën ndaj dollarit amerikan në muajt e fundit të vitit 2020, Mihaj tha se çmimet e disa produkteve ushqimore bazë të importuara ishin rritur dhe kjo kishte sjellë probleme në furnizimin me ushqim bazë.

Pavarësisht rezervave të tij të pasura të naftës, Iraku, i cili ka qenë i ekspozuar ndaj luftës civile dhe sulmeve nga organizata terroriste ISIS që nga viti 2014, është në një depresion ekonomik për shkak të sigurisë dhe paqëndrueshmërisë politike.

Duke qenë se nafta është burimi i vetëm i të ardhurave në Irak, me më shumë se 40 milion banorë, një rënie serioze e çmimit të saj ndikon drejtpërdrejt në të ardhurat e vendit.