Kryeministri francez i lumtur: Vaksinat po pranohen gjithnjë e më shumë nga njerëzit

Kryeministri francez Jean Castex tha të enjten se ishte i lumtur tek shihte që programi i vaksinimit për Covid-19 po fillonte të pranohej gjithnjë e më shumë nga qytetarët francezë, të cilët janë ndër më skeptikët në botë ndaj vaksinimeve.

 "Jam i lumtur kur shoh që programi i vaksinimit po pranohet gjerësisht - është një lajm i shkëlqyer për vendin tonë," tha Castex ndërsa vizitoi një pikë vaksinimi në lindje të vendit.

Franca është zotuar të përshpejtojë dhe zgjerojë programin e saj të vaksinimit pasi u vu nën kritika për veprim të ngadaltë.

Vaksinimet filluan në fund të dhjetorit, duke filluar me personelin dhe banorët e azileve dhe ata që konsiderohen të rrezikuar nga shfaqja e simptomave të rënda të virusit. Por ndryshe nga fqinjët e saj evropianë, ecuria  e Francës ka qenë e ngadaltë, me vetëm 0,38 vaksina Covid-19 për një milion njerëz krahasuar me të paktën 4,52 në Mbretërinë e Bashkuar, sipas Universit të Oksfordit.