E ndihmoi në zgjedhje/ Trump refuzon të paguajë tarifat ligjore të Rudy Giulianit

Donald Trump po refuzon të paguajë faturat ligjore të Rudy Giulianit pasi ai ndihet i frustuar dhe i braktisur gjatë ditëve të tij të fundit në detyrë.

Giuliani luajti një rol kryesor në përpjekjet e dështuara të Trump për të përmbysur rezultatet e zgjedhjeve presidenciale të nëntorit përmes gjykatave.

 Avokati ngriti sfida të shumta ligjore, duke udhëtuar në shtetet të fituara nga Joe Biden dhe përhapi pretendime se vota ishte e manipuluar.

Sipas Washington Post , marrëdhëniet midis Trump dhe Giuliani janë ftohur në mënyrë dramatike.

 Trump ka udhëzuar ndihmësit e tij që të mos paguajnë tarifat e papaguara të Giulianit. 

Presidenti thuhet se është ofenduar nga kërkesa e Giulianit për 20,000 dollarë në ditë - një shifër që avokati e mohon, por që me sa duket është me shkrim. 

Zyrtarëve të Shtëpisë së Bardhë madje u është thënë që të mos pranonjnë asnjë nga thirrjet e Giulianit.

Marrëdhënia e tensionuar me Giuliani - një nga mbështetësit më besnikë të Trump - ka kontribuar në ndjenjën e izolimit dhe tradhëtisë së presidentit, sugjeruan ndihmësit.

Trump thuhet se është i pakënaqur që anëtarët e rrethit të tij të ngushtë nuk kanë arritur ta mbrojnë atë pas sulmit  të javës së kaluar në Kapitol nga një turmë mbështetësish të tij.

 Shumë kanë heshtur pas votimit të së mërkurës në Dhomën e Përfaqësuesve për të hequr dorë nga detyra Trump për herë të dytë.