Maldini hidhet në ‘sulm’ për të marrë te Milani sulmuesin shqiptar të Bayern Munchen

Futbollisti me prejardhje shqiptare, Leon Dajaku, mund të bëhet me skuadër të re.

Ai nuk është duke gjetur minutazhin e duhur te skuadra e parë e Bayernit të Mynihut dhe shumicën e ndeshjeve luan për ekipin e dytë.

Sipas të përditshmes “Bild”, sulmuesi 19-vjeçar mund t’i bashkohej Union Berlinit në formë huazimi deri në fund të edicionit aktual të Bundesligës, por bisedimet kanë frenuar ndjeshëm.

Shkak është bërë përfshirja e Milanit, që kërkon një pykë për të zëvendësuar Ibrahimoviç.

Në çështje është përfshirë Paolo Maldini, i cili e pëlqen shumë sulmuesin kosovar.

Drejtori sportiv i “Djallit” thuhet se po punon të joshë Dajakun, kontratat e të cilit me bavarezët skadon në qershor të vitit 2023.