Rrugët e Brukselit kthehen në ‘fushëbetejë’ pas vrasjes së një të riu nga policia

Brukseli u mbërthye nga protesta të dhunshme që lidhen me vrasjen e një personi me ngjyrë nga policia teksa po filmonte një ndërhyrje të uniformave blu.

23-vjeçari i quajtur Ibrahim vdiq më vonë në stacionin e policisë pasi ishte arrestuar në rrethana ende të paqarta. Sipas raportimeve, familja e tij ishte informuar vetëm gjashtë orë më vonë.

Pak pas tragjedisë në kryeqytetin belg nisën trazirat. Në pamje të shpërndara në rrjetet sociale shiheshin grupe protestuesit që i vendosën zjarrin një stacioni policie  afër Place Liedts në Schaerbeek . Ndërsa policë të armatosur qëlluan ndaj protestuesve, me plumba gome.