VIDEO/ Mbyllet në barazim Juve - Genoa, ndeshja shkon në shtesë

Është mbyllur me barazim 2-2 ndeshja 1/8 e finales në mes Juventusit dhe Genoa-s, e vlefshme për Kupën e Italisë.

Bardhezinjtë e panë veten në avantazh të dy golave (Kulusevski, 2 dhe Morata 23), por kuqeblutë arritën të reagonin, duke barazuar shifrat (Czyborra, 28 dhe Melegoni 75).

Tani do të luhet koha shtesë, ku do të jenë dy pjesë me nga 15 minuta dhe në qoftë se nuk ka fitues, ndeshja do të vendoset përmes penaltive.

Fituesja e kësaj sfide do të përballet me Napolin.