Pas fitores ndaj Brighton, Man City i afrohet kreut në Premier League

Manchester City ka fituar minimalisht 1-0 në përballjen ndaj Brighton për javën e 18-të në Premier League.

Pas asistimit të Kevin de Bruyne, Phil Foden shënoi golin e parë dhe të vetmin e kësaj ndeshje. Vlen të theksojmë që në minutën e 92’, Raheem Sterling nuk arriti që të shënojë nga pika e bardhë e penalltisë.

“Qytetarët” ngjiten në vendin e 3-të në Premier League me 32 pikë, madje kanë edhe 1 ndeshje më pak sesa Liverpooli (32 pikë).