Era Istrefi uron Julian Perretta për ditëlindje dhe na heq çdo dyshim për një lidhje mes tyre

Prej kohësh, këngëtarja e njohur shqiptare Era Istrefi, është përfolur për një romancë të mundshme me Julian Perretën.

Ishin momentet e shumta që dyshja kalonin bashkë, ato që bënë fansat të dyshonin se mes tyre mund të kishte diçka më shumë se sa thjeshtë shoqëri

Madje, para disa kohësh, këngëtari e quajti Erën “Mbretëresha ime”.

Së fundmi, ishte përsëri vetë Perreta, ai që i hodhi poshtë të gjitha dyshimet, teksa prezantoi të dashurën e tij në një foto, në llogarinë e tij në Instagram.

Por ditën e sotme, Era është kujdesur t’i bëjë urimin më special Julian Perreta-s për ditëlindje, duke ndarë në InstaStory një foto me të.

“Kalofsh ditëlindjen më të gëzuar vëlla! Do të doja të isha në Londër, të festonim së bashku.”- shkruan ajo duke marrë vëmendjen e të gjithë fansave.