Zyrtare/ Dembele është lojtar i Atletico Madrid, ja detajet

Lajmi ishte në ajër prej disa kohësh, por tashmë është zyrtar. Lyon sapo ka njoftuar se futbollisti i tyre, Moussa Dembele është transferuar te Atletico Madrid .

Sulmuesi ka kaluar në formën e huazimit me detyrim blerje te “Los Colchoneros”. Klubi francez bën të ditur se Atletico do paguaj fillimisht 1.5 milionë euro, ndërsa në fund të sezonit do të derdh në arkat e tyre plot 33.5 milionë euro +  bonuset.

Dembele shihet si njeriu ideal që do të zëvendësojë Diego Costa-n, i cili ndërpreu bashkëpunimin me Atleticon pak kohë më parë.