", "author": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net" }, "publisher": { "@type": "Organization", "name": "Syri Net", "logo": { "@type": "ImageObject", "url": "/public/syri/images/logo_png.png", "width": 100, "height": 34 } }, "image": { "@type": "ImageObject", "url": "", "width": , "height": } }

Zyrtare/ Juventus siguron shërbimet e talentit të Nantes

Tashmë është zyrtare.  Juventus ka siguruar shërbimet e talenti 19 vjeçar, Abdoulaye Dabo. Bardhezinjtë e morën mesfushorin francez nga skuadra e Nantes në formën e huazimit me të drejtën e blerjes në fund të sezonit për shumën e 1.5 milionë eurove. Ai do të luaj fillimisht për skuadrën U-23 të skuadrës torineze.

Emri Dabo është shumë i njohur në Francë, pasi përfaqësonte një nga talentet më premtues të futbollit francez sa i përket grupmoshës së tij. I lindur më 4 mars 2001, Dabo do të mbushë njëzet vjeç pas dy muajsh dhe për këtë arsye është ende një talent për t’u zbuluar.