Vllaznia arrin akordin me futbollistin e Gjilanit

Pas eksperiencës 6 mujore në kampionatin kosovare te skuadra e Gjilanit, Arbër Çyrbja rikthehet në Kategorinë Superiore.

Futbollisti durrsak raportohet se ka arritur akordin me ekipin e Vllaznisë. Mesfushori 27 vjeçar më parë ka qenë pjesë e Teutës dhe Kukësit në Superiore.

Në orët në vijim pritet zyrtarizimi i durrsakut me klubin shkodran. (panorama sport)