ME FOTO: Aurora Borealis ndriçon qiellin mbi Skoci

Një Aurora Borealis  u bë e dukshme nga veriu dhe veri-lindja e Skocisë gjatë natës. E njohur gjithashtu edhe me emrin Dritat e Veriut, aurora shfaqet si valë e dritës vezulluese, kur atomet në atmosferën e Tokës përplasen me grimcat e ngarkuara me energji nga dielli.

BBC Weather Watchers i fotografoi "dritat" nga Shetland,  Highlands dhe Moray.