Xhudistja kosovare në duel me kampionen e botës

Loriana Kuka, është në rrugë të mbarë për të fituar medalje në Mastersin e xhudos, që po mbahet në Doha të Katarit.

Xhudistja kosovare është kualifikuar në çerekfinale të kategorisë deri në 78 kilogramë.

Ajo mposhti në raundin e parë Myriam Sarah Mazouz të Gabonit, ndërsa në raundin e dytë mundi francezen Audrey Tcheumeo. 

Në çerekfinale takohet me japonezen, Shori Hamada, kampione e botës 2018 dhe nënkampione e botës 2019.