Akuzohet se strehoi sirianët, Gjykata e Vlorës merr vendimin për Fatos Dushën

Gjykata e Vlorës jep masën e sigurisë “arrest në burg” për Fatos Dushën, i arrestuar për strehimin e shtetasve sirianë në Tiranë.

Bëhet me dije se seanca është drejtuar nga gjyqtarja Herila Çela, ndërsa prokuror ishte Hyrjet Lamaj.

Fatos Dusha, pronar i një hoteli në Tiranë, u arrestua nga policia pasi strehoi sirianët që u shpëtuan në Vlorë.

Kujtojmë se rreth 50 klandestinë nga Lindja e Mesmme (sirianë) qëndruan mbi tre orë në det të hapur. Ata tentuan të kalonin ilegalisht kufirin me gomone.

Ndërkohë salla operative u njoftua për ndihmë pasi u kërkua ndihmë për shkak se gomonia gjendej në rrezik për tu mbytur për shkak edhe të motit të keq.

Sakaq në aksionin e shpëtimit morën pjesë një mjet lundrues i Rojes Bregdetare dhe dy mjete nga Guardia di Finanza Italiane.