Plagosje me armë në Tiranë, ja detajet e para nga ngjarja

Të shtëna me armë janë regjistruar mëngjesin e së mërkurës në Tiranë.

Mësohet se është plagosur me armë zjarri një person tek ish-Parku i Autobusave në kryeqytet.

Nga të dhënat e para raportohet se ka pasur një konflikt mes dy pronarëve për një pallat.

Policia ka shkuar në vendngjarje për të bërë të zhvilluar hetimet dhe për të bërë zbardhjen e kësaj ngjarje.