Sheiku i Manchester Cityt blen klubin e 11-të

Grupi i futbollit të Manchester Cityt i ka shtuar edhe klubin e 11-të portofolit të skuadrave që ka në pronësi.

Gjigantët e futbollit bolivian, Bolivar, skuadra e kryeqytetit La Paz, e cila është më e titulluara në vend me 29 tituj kampion në historinë e saj, është bërë pjesë e klubeve që ka në zotërim sheiku Mansur, duke e shtrirë akoma më shumë gjeografinë e tyre në Amerikën e Jugut.

Klubet në pronësi të tij janë: Manchester City (Angli), Girona (Spanjë), Melburn City (Australi), New York City (SHBA), Mumbai (Indi), Sichuan Jiuniu (Kinë), Montevideo City Torkue (Uruguai), Jokohama F. Marinos (Japoni), Lomel SK (Belgjikë) dhe Troyes (Francë).