Gattuso me shumë mungesa në mbrojtje, Rrahmani mund të luajë sërish në fundjavë

Gennaro Gattuso vazhdon të ketë probleme në mbrojtje, pasi shumë lojtarë do të mungojnë në ndeshjet e ardhshme.

Në ndeshje ndaj Udineses u dëmtua mbrojtësi grek Kostas Manolas, ndërsa italiani Giovanni di Lorenzo ka plotësuar numrin e kartonëve të verdhë dhe nuk do të jetë në dispozicion të trajnerit për ndeshjen me Fiorentinën në fundjavë.

Gattuso do të jetë i detyruar t’i besoj dyshes Amir Rrahmani – Nikola Maksimovic, apo të rrezikojë me senegalezin Khalidou Koulibaly, i cili vijon rikuperimin. Trajneri italian i kishe besuar Rrahmanit në ndeshje me Udinesen, por gabimi në mbrojtje rezultoi të ishte fatal pasi ai u zëvendësua 45 minutat e dyta.

Lajme të këqija vijnë edhe nga sulmuesi Victor Osimhen, që vijon të jetë i prekur nga coronavirusi, ndërsa ende nuk e ka kaluar dëmtimin në shpatull.

Ndërkohë ndaj Fiorentinës pritet të rikthehet belgu Dries Mertens, që mungon prej disa javësh.