FIFA i bllokon merkaton klubit të Ballkanit

Ballkani ka hasur në probleme në transferimin e portierit, Bekim Rexhepi nga Shkëndija e Tetovës.

Kjo pasi FIFA i ka bllokuar merkaton e dimrit klubit nga Suhareka.

Burime të Indeksonline bëjnë të ditur që Ballkani ka paguar një pjesë të dënimit dhe shpreson që së shpejti t’i hiqet bllokimi në sistemin TMS (Transfer matching system). Tashmë priten të tjera detaje, se për çfarë është bllokuar merkato.