Pirlo: Genoa ka ndryshuar me trajnerin e ri, Buffon dhe Chiellini do luajnë nga minuta e parë

Pas fitores 3-1 ndaj Sasuolos në kampionat, Juventusi rikthehet në fushën e blertë për të sfiduar Genoa-n në Kupën e Italisë, e programuar të zhvillohet nesër me fillim nga ora 20:45. Trajneri i bardhezinjve, Andrea Pirlo shfaqet përpara mikrofonave të “Juventus TV”, për të folur për këtë sfidë:

Genoa – “Do të startojë Kupa e Italisë, që në parim ngjante si një kompeticion që nuk i intereson askujt. Më pas nëse shkon përpara deri në finale, të gjithë i pëlqen ta luajnë. Për të arritur deri në fund nevojitet të fitohet sfida e nesërme në mbrëmje.”

Genoa e ndryshuar me trajnerin e ri – “Kemi parë ndeshjet e saj, ka ndryshuar agresiviteti dhe kanë rritur e më shumë ambicien. Duken që kanë shumë energji dhe do të jetë një ndeshje e vështirë, do të jetë shumë e luftuar. Por duam ta fitojmë këtë ndeshje dhe të shkojmë deri në fund të Kupës së Italisë.”

Të dëmtuarit – “Jemi duke vlerësuar cilët janë mire, të dëmtuarit nuk do të jenë në ndeshje. Do të kthehet Chielini që po stërvitet me grupin prej disa kohësh. Buffon do t’a nisë titullar dhe të tjerët do t’i vlerësojmë.”

Karakteristika më e mirë e Juventusit – “Vendosmëria dhe dëshira për të sjellë në shtëpi rezultatin në të gjitha mënyrat. Por edhe përqëndrimi, nuk duhet të ketë ulje-ngritje gjatë ndeshjes edhe pse janë gjëra që ndodhin. Më pas jemi kompakt dhe jemi të vetëdijshëm sesi arrihet objektivi final.”, përfundoi trajneri I Juventusit, Andrea Pirlo.