Moti i keq dhe në vendin fqinj/ Stuhi dhe përmbytje në disa zona, ‘paralizohet’ qarkullimi

Gjatë 24 orëve të fundit, vendi fqinj Greqia është përfshirë gjatë nga moti i keq, i shoqëruar me reshje të dendura shiu dhe stuhi.

Nga raportimet mësohet për përmbytje në disa zona si Karditsa, Trikala dhe Evros, ku ka problemeve në qarkullimin e mjeteve.

Komunat pranë liqenit Plastira dhe Argithea janë ato në të cilat ndodhën situatat më të vështira, ndërsa problematike paraqitet gjendja edhe në Mouzaki. Ndërkaq është e bllokuar rruga që të çon në Leontito dhe Mesovouni.

Frika për një shembje të mundshme bëri që autoritetet të mbyllin edhe Urën e Trikalas. Ndërsa niveli i ujit në lumin Litheos u rrit me 1 m në vetëm 24 orë, duke arritur në 1,6 m.

Dalje të lumit nga shtrati pati në Flamouli, duke shkaktuar probleme në qarkullimin e mjeteve. Mbrojtja Civile e Trikalas dhe nënkryetari përgjegjës janë në këmbë duke e monitoruar situatën, dhe duke ndaluar qarkullimin në akset ku është e nevojshme.