Covid-19/ Konfirmohen 866 raste të reja dhe 27 viktima në Greqi
Në 24 orët e fundit, autoritete shëndetësore greke kanë njoftuar 866 raste të reja me Covid-19.
Ndërkohë që 337 persona janë në intubim, mosha mesatare e të cilëve është 68 vjeç.
Sipas informacioneve nga Ministria e Shëndetësisë në Greqi, kanë humbur jetën 27 persona, duke e rritur kështu numrin e vdekjeve në 5329 që prej filimi të pandemisë.
Me shifrat e sotme, ka shuar në 146,020 persona të infektuar në total në shtetin fqinj.