Sergio Ramosit i përfundon kontrata me Realin, gati lëvizja drejt Anglisë

Sergio Ramos mund të vazhdojë karrierën në Premier League.

Manchester United është futur në garë për nënshkrimin e mbrojtësit spanjoll i cili gjatë merkatos së verës është një futbollist i lirë. “Calciomercato” shkruan se kapiteni ka të drejtë të negociojë me çdo klub që nga janari, pasi duhet t’i japë drejtim të ardhmes së tij.

“Djajtë e kuq” nuk janë i vetmi klub që duan shërbimet e mbrojtësit spanjoll. PSG, Juventus, Chelsea dhe Manchester City janë klubet e tjerë që e duan.