Kledi Bahiti, bashkëshortja dhe djali i tyre disa muajsh infektohen me Covid-19

Kompozitori shqiptar, Kledi Bahiti, bashkëshortja dhe djali i tyre i vogël, jane infektuar me Covid-19.

Fatmirësisht gjendja e tyre shëndetësore është e mirë dhe e qëndrueshme.

Bëhet me dije se ata janë infektuar me Covid-19 ditët e para të muajit janar, por deri më tani as Kledi dhe as partnerja e tij, Pejana Elezi, nuk kanë folur për këtë gjë.

Kujtojmë se Kledi Bahiti dhe partnerja e tij, Pejana Elezi, u bënë prindër për herë të parë në muajin tetor.

Dyshja u bekuan me një djalë, të cilin vendosën ta quajnë Gred.