Para falso, karta të vjedhura, drogë: Tregu më i madh sekret DarkMarket, nxirret 'offline'

Berlin - Prokurorët gjermanë thanë të martën se ata kanë shkatërruar atë që ata besojnë se ishte tregu më i madh i paligjshëm në rrjetin e errët  dhe arrestuan operatorin e tij.

Faqja, e njohur si DarkMarket, u mbyll të hënën, thanë prokurorët në qytetin jugperëndimor të Koblenz. Të gjitha llojet e drogës, para të falsifikuara, karta krediti të vjedhura ose të falsifikuara, karta SIM anonime të telefonit celular dhe malware ishin ndër gjërat e ofruara për shitje atje, shtuan ata.

Hetuesit gjermanë u ndihmuan në hetimin e tyre disa mujor nga autoritetet amerikane dhe nga policia australiane, britanike, daneze, zvicerane, ukrainase dhe moldave.

Tregu kishte gati 500,000 përdorues dhe më shumë se 2,400 shitës, thanë prokurorët. Ata shtuan se ai përpunonte më shumë se 320,000 transaksione dhe kriptomonedha Bitcoin dhe Monero me vlerën e më shumë se 140 milionë euro.

Darknet është një pjesë e rrjetit, e arritshme vetëm me mjete të specializuara të fshehjes së identitetit.

Operatori i dyshuar, një 34-vjeçar australian, u arrestua pranë kufirit gjermano-danez. Prokurorët thanë se një gjykatës e ka urdhëruar atë të mbahet në paraburgim në pritje të akuzave të mundshme zyrtare dhe ai nuk u ka dhënë asnjë informacion hetuesve.

Më shumë se 20 serverë në Moldavi dhe Ukrainë u kapën, thanë prokurorët gjermanë. Ata shpresojnë të gjejnë informacion në ato serverë për pjesëmarrësit e tjerë në treg.

Prokurorët thanë se hetimi kundër DarkMarket filloi në një hetim të të dhënave të një qendreje të instaluar në një ish-bunker të NATO në Gjermaninë Jugperëndimore, që mbante faqet që merreshin me drogë dhe veprimtari të tjera të paligjshme. Ajo u mbyll në 2019.

Kjo qendër e kishte mbajtur edhe rrjetin DarkMarket për një kohë.