Gruaja e futbollistit të Dynamo Kyiv, këndoi Himnin Kombëtar të Ukrainës me të brendshme, ja çfarë rrezikon

Gruaja e futbollistin ukrainas Mykola Morozyuk rrezikon tre vjet burg, sipas nenit 338 të Kodit Penal të vendit të saj,  pasi pretendohet se ka fyer simbolet kombëtare.

Video është bërë një vit më parë por vetëm së fundmi është shfaqur në rrjete sociale.

Modelja Irina Morozyuk shfaqet në video para pasyqres duke kënduar himnin Kombëtar të vendit të saj e veshur me një bluzë blu dhe të brendshme të verdhë që shfaqen mbi pantallonat e saj, duke kombinuar kështu ngjyrat e flamurit ukrainas.

Pas publikimit të videos shumë njerëz i ka bezdisur kjo video dhe e kanë konsideruar fyes faktin që ajo këndon himin me të brendshme.

Deri më tani nuk është ngritur asnjë akuzë kundër gruas së ish-mbrojtësit 32-vjeçar të Dynamo Kyiv, i cili aktualisht po luan në Turqi kundër Chaikur Rizespor.

Sidoqoftë, stilistja 30-vjeçare, përveç këngës, di edhe të luajë top, dhe këtë e ka dëshmuar në një tjetër video të saj ku bën striptizë pa hedhur topin .