Pas humbjes së nënës, Robert Berisha merr vendimin për emisionin e tij

Vetëm pak ditë më parë, Robert dhe Patris Berisha humbën personin më të shtrenjtë në jetë, nënën e tyre.
Ishin vetë vëllezërit Berisha ata që ndanë këtë lajm të trishtë me publikun.
Së fundmi, moderatori ka marrë një vendim të rëndësishëm për emisionin e tij “Robi plaket kur don vet”, të cilin e ka ndarë me të gjithë ndjekësit.

Ai bëri me dije se emisioni i tij do të pezullohet, duke marrë një pauzë sezonale dhe do të rikthehet në muajin shkurt.

Siç duket, moderatori dëshiron të marrë kohë për të kaluar paksa dhimbjen e madhe që mund të lërë vdekja e nënës, njeriut më të shtrenjtë për këdo.