VIDEO/ Forcat speciale blindojnë vendin ku do të ndërtohet spitali në Fier, pronarët presin Ramën me protestë

Pronarët e tokave në Fier ne vendin ku pritet të ndërtohet spitali rajonal, kanë dalë sërish në protestë ditën e sotme për të kundërshtuar marrjen e tokës së tyre nga shteti.

Toka në fjalë është tokë bujqësore, të cilën banorët e Fierit e shfrytëzojnë për mbjelljen e perimeve të stinës, nga aktivitet i cili nxjerrin të ardhurat e jetesës. Banorët kundërshtojnë çmimin e ofruar nga qeveria si dëmshpërblim për përvetësimin e pronës në kuadër të projektit për ndërtimin e spitalit.

Kryeministri Rama pritet të mbërrijë pas pak në Fier, ndërkohë që pronarët janë grumbulluar sërish për ta pritur me protesta. Në aksin rrugor afër tokës ku pritet të ndërtohët spitali, shihet një prani e shtuar e forcave policore, çka lidhet drejtpërdrejt me vizitën e kryeministrit.