Edi Rama e solli 'kontrabandë' vaksinën, zbulohet se nga cili shtet

Në të gjithë vendet e botës duke përfshirë edhe ato të rajonit tonë, mbërritja e vaksinës anti-Covid ka qenë një eveniment zyrtar dhe në transparencë të plotë. Edhe presidenti i Serbisë doli përpara kamerave për të pritur sasitë e pata të mbërritura me faturat dhe kontratën përkatëse nga kompania Pfaizer.

Kurse në Shqipëri vazhdon që të mbahet një sekret sa i çuditshëm aq edhe dyshues. Nuk dihet nga cili shtet kanë ardhur, me çfarë kushtesh dhe sa është sasia reale. I gjithë ky mister dhe konspiracion që po mbahet nga vetë kryeministri, të krijon përshtypjen dhe dyshimet se kemi të bëjmë me një kontrabandë të vaksinës.

I ftuar në Spotlight nga Alban Dudushi, në Vizion Plus, Prof.Asoc. Gazmend Koduzi, nga Departamenti i Shëndetësisë pranë PD-së, ka deklaruar për këtë çështje, se sipas disa informacioneve që posedon, vaksinat kanë ardhur nga Gjermania. Më tej Koduzi shton, se ato nuk janë siguruar pas një komunikimi shtet me shtet.

“Nuk ka ardhur shtet më shtet. Nuk e ka sjellë shteti gjerman për shtetin shqiptar. Këtë informacionin unë. Kaq! Kanë ardhur nga Gjermania, por nuk i ka sjellë shteti gjerman. Personat që ma kanë thënë janë të besuar, në Shqipëri, që kanë informacion”, deklaroi ai.

Gjithashtu Koduzi, pranë Departamentit të Shëndetësisë në PD, është shprehur se nisja e vaksinimit të hënën e 11 Janarit ishte një strategji e kryeministrit për të shuar indinjatën pas darkës që bëri bujë në Dubai.

“Unë nuk besoj që z.Rama ta humbiste këtë rast për të bërë show. Erdhën menjëherë dhe unë mendoj që erdhën për të thyer atë indinjatë që kishte shpërthyer në rrjetet sociale pas asaj darke luksoze që bënë qeveritarët shqiptarë në Dubai, kur Shqipëria është nën ujë, kur qytetarët po I humbasin shtëpitë, po rrezikojnë jetët e tyre. Kryeministri Rama su mjeshtër i PR, i gjeti ku i gjeti, i nxori. Nuk u lajmërua. Dhe vaksinat janë produkt farmaceutik dhe nuk shkojnë të blihen në supermarket, pra është planifikuar minimum disa ditë para. Do merrej leje importi. Nuk hyjnë dot kështu në Shqipëri, vaksinat. Pra, dhe Ministria e Shëndetësisë e ka pasur këtë informacion. Të gjithë këto elementë, ne na bëjnë të dyshojmë që z. Rama e ka përdorur këtë moment, mënyra si e nxori nga xhepi si një magjistar, për të tërhequr vëmendjen e qytetarëve nga indinjata e thellë, nga ajo situatë që ishte krijuar. E ka për detyrë kryeministri që të bëjë transparencë”, deklaroi Koduzi.