Vrasja e dy shqiptarëve/ Si u ekzekutuan babë e bir dhe pista e hetimit

Një ngjarje e rëndë ka tronditur këtë mbrëmje Greqinë. Babë e bir mbetën viktima, ndërsa dy të tjerë u plagosën.

Dyshohet se ngjarja ka ndodhur për shkak të larjes së hesapeve për pazaret e drogës, ndërkohë që hetimet vijojnë.

Sipas raportimeve, bëhet me dije se autorët kanë qëlluar nga një automjet në lëvizje dhe më pas kanë ikur.

Policia është vënë në ndjekje të tyre, ndërsa dyshohet se janë larguar në zonën e Petralonas. Një prej të përfshirëve në ngjarje, dyshohet se u përpoq të fshihej në një kafene në sheshin Agios Sostis. Fatkeqësisht nuk mundi t’i shpëtojë plumbave dhe humbi jetën menjëherë.

Ky i fundit, është babai i të riut i cili gjithashtu gjeti vdekjen pasi u sulmua nga persona të paidentifikuar.

I plagosur ka mbetur punonjësi i lokalit dhe një person tjetër.

Në vendin e ngjarjes ndodhen forca të shumta policie, ndërsa janë gjetur shtatë gëzhoja në vendngjarje.