Arrestohet babai i përkushtuar shqiptar/ Ja çfarë punë bënte pasi përcillte vajzën në shkollë

Një baba në dukje i përkushtuar shqiptar është arrestuar nga policia italiane.

Në pamje të parë një baba normal, i kujdesshëm, i cili përcillte vajzën çdo ditë në shkollë, i cili në krahun tjetër fshihte profilin e një shpërndarësi droge të llojit kokainë.

Ky është 32 vjeçari shqiptar, me precedentë të mëparshëm penale, I cili u arrestua në midis Milanezes dhe Brianzas, me akuzën e mbajtjes dhe shpërndarjes së substancave narkotike, i cili u surprizua nga policia teksa u vendos në pranga bashkë me një shqiptar tjetër i moshës 38 vjeç.  

Shqiptari ishte prej kohësh në survejimin e policisë, të bindur se shpërndante drogë.

Ditën e arrestimit agjentët e survejuan kur doli nga shtëpia dhe hipi në makinë së bashku me vajzën dhe gruan.  

Të dy prindërit e shoqëruan vajzën në shkollë dhe më pasi babai zbriti nga makinë përballë një bari, ku në pak minuta u prit nga miku i tij.

Më pas së bashku ata shkuan  në Pozzo d'Adda, ku takuan një burrë të tretë, ku I shitën disa doza me kokainë.

Pasi ndaluan klientin dhe konfirmuan që kishin të bënin me drogë, policët bllokuan makinën e dy shqiptarëe si edhe 500 euro.

Në apartamentin e shqiptarit policia gjeti edhe 40 gramë kokainë, 15 mijë euro si edhe gjithë bazën e nevojshme për të paketuar drogën.