Ikin dritat në spital, mjekët shqiptarë përfundojnë operacionin me dritën e telefonit

Gjatë ditës së sotme, në Klinikën e Ortopedisë në Qendrën Klinike Universitare në Kosovë është fikur energjia elektrike, ndërkohë që mjekët ishin në mes të një operacioni.

Nga informacionet mësohet se mjekët kanë përfunduar ndërhyrjen kirurgjikale me ndihmën e dritës së telefonit.

Ortopedi në këtë klinikë, Sami Delijaj, ka treguar se incidenti ndodhi sot rreth orës 09:30. Ai ka treguar se bashkë me kolegët e tjerë kanë vazhduar operacionin, i cili ka rezultuar me sukses./ Express/