Basha: Ekonomia rrënohet çdo ditë, Rama dhe ministrat trefishuan pasurinë

Kreu i opozitës Lulzim Basha ka reaguar ditën e sotme në lidhje me një shkrim/studim për pasurinë e Edi Ramës dhe ministrave të tij.

Në shkrimin e publikuar nga BIRN, thuhet se të paktën 18 ministra nuk e justifikojnë dot pasurinë që kanë bërë me ardhjen në pushtet pas vitit 2013.

‘Mjaft më, është koha për ndryshim, është koha për një qeveri që kujdeset për qytetarët, dhe jo për veten’, shkruna ndër të tjera Basha.

Reagimi në Twitter i kreut të PD, Lulzim Basha:

Ndërsa ekonomia po rrënohet çdo ditë, papunësia rritet dhe varfëria është ulur këmbëkryq në familjet e shqiptarëve, Rama dhe ministrat e tij kanë trefishuar pasuritë e tyre!!!

Rama dhe qeveria e tij kujdesen vetëm për vete. Mjaft është mjaft! Është koha për ndryshim, është koha për një qeveri që kujdeset për qytetarët, dhe jo për veten.