VIDEO - FOTO/ Marshim proteste në Tiranë, qeveritarët darka në Dubai, shqiptarët në hall me përmbytjet

Eshte zhvilluar gjatë ditës së sotme një marshim proteste i të rinjve tek Kryeministria.

Kjo erdhi si një reagim ndaj sjelljes së qeviritarëve që darkonin në restorantin super të shtrenjtë në Dubai ndërkohë që në Shqipëri njerëzit flenë në çadra si pasojë e tërmetit apo të rrethuar nga uji si pasojë e përmbytjeve.

Të rinjtë zhvilluan një marshim proteste tek kryeministria.

Te rinjte mbanin në duar pankarta per te treguar hendekun e madh mes jetes se qytetareve dhe luksit te qeveritareve, qe festojne ne Dubai, ndersa Shqiperia eshte e permbytur.