FOTO/ Ndërhyrje e ashpër, arbitri nxjerr kartonin e kuq në sfidën Juventus - Sassuolo

Ende nuk është zhbllokuar rezultati në sfidën mes Juventusit dhe Sassuolos e vlefshme për javën e 17-të në Serie A.

Në minutën e 45’ ishte mesfushori Pedro Obiang i cili u ndëshkua me kartonin e kuq për shkak të një ndërhyrje të ashpër ndaj kundërshtarit të Juventusit.

Arbitri u sinjalizua nga VAR dhe më pas ndëshkoi mesfushorin e Sassuolos me kartonin e kuq.