Shtohen zërat kundër, Senatori tjetër republikan kërkon dorëheqjen e Trump

 

Pas senatorit Lisa Murkovski nga Alaska, sot një tjetër senator republikan, Pat Tumi, i bëri thirrje Presidentit Donald Trump të jepte dorëheqjen dhe pas inkursionit të dhunshëm të përkrahësve të Trump në Kongres, kur pesë vetë u vranë.

Tumi, një senator nga Pensilvania, i bëri thirrje Trump të japë dorëheqjen sepse, siç thotë ai, kjo do të ishte mirë për vendin.

Ai i tha CNN se dorëheqja e tij ishte "mënyra më e mirë përpara", por se ai nuk ishte optimist se Trump do të largohej përpara se mandati i tij të skadojë më 20 janar.