Partia Republikane feston 30 vjetorin

Në 10 Janar 1991 u krijua Partia Republikane shqiptare, nën drejtimin e shkrimtarit, intelektualit, burrit të urtë e të mencur Sabri Godo.

Ajo u rreshtua si parti aleate e Partisë Demokratike në betejën kundër Partisë Punës komuniste.

Partia Republikane nëpërmjet z Godo u shqua si një parti e mendimit politik në shërbim të interesit kombëtar.

Mbështetje Partia Republikane mori nga ish Presidneti Amerikan Ronald Regan dhe Instituti Nderkombëtar Republikan American, Republikanet Italian etj.

Partia Republikanr është anëtare e Konservatorëve Europian(ECR) dhesë bashku me PD janë anëtar të Unionit demokratik Ndërkombëtar(IDU).

Prej vitit 1992 Partia Republikane, ka qënë e përfaqësuar në parlament dhe në qeverisjen e vendit bashkë me PD.

30 vite Parti Republikane Shqiptare, janë vite përkushtimi,duke vendosur mbi gjithçka, Kombin, Shqipërinë, liritëdhe të drejtat, përkushtim për të ndërtuar njëShqipëri demokratike Europiane.

30 vite përkushtim me ndershmëri ndaj së djathtës.

U krijuam si parti antikomuniste, për t`u shndërruar nënjë parti e besimit tek vlerat e shenjta të Jetës, Lirisë dhe Ndërtimit të Lumturisë, si të drejta të pa tjetërsueshme, të dhëna nga Zoti,.

Kundërshtarë të së majtës dhe antishqiptarizmit.

Sot përulemi me nderim dhe respekt të thellë, përballë kujtimit të njeriut që themeloi, krijoi dhe drejtoi Partinë Republikane.

Sabri Godos i detyrohemi të gjithë.

Ai na mësoi se:“Politika vlen kur i shërben kombit, ajo është luftë me vetveten, për të qënë i ndershëm dhe i drejtë, ajo është betejë ideore me kundërshtarin dhe papranueshmëri ndaj së keqes.

Sabri Godos na  mundësoidhe na bëri bashkëudhëtarë të rrugës së tijtë familjes Republikane.

Partia Republikane! Partia e njerëzve të mirë.

Nga10 Janari i vitit 1991 lindëm për të përmbushur një mision, me idealin e nismëtarëve, të burrave dhe grave, të rinjve dhe të rejave, të cilët besonin dhe besojnë tek qëllimi për ta bërë Shqipërinë si gjithë Europa.

Me respekt kujtojmë themeluesit e Partisë Republikane:

Hysen Cobani, Vangjush Gambeta, Gjokë Beci, Alfred Karamuça, Aleksandër Cina, Tamara Luarasi,Teodor Kareco, Çerçiz Mingomataj, Agim Zeka, Aleksandër Gjollma, Maksim Begeja, Agim Maluka, e shumë të tjerë.

Nga krijimi i Partisë Republikane e deri më sot, ne jemi bashkëudhëtarë dhe bashkëkontribues me Partinë Demokratike, si forca të djathta, për integrimin e venditnë të gjitha institucionet Euro-Atlantike.

Kemi qënë dhe do të jemi së bashku, në ditë të mira dhe të vështira, sepse kemi  përgjegjësi të përbashkët, për t`a bërë Shqipërinë vend anëtar të BE-së, ashtu siç e bëmë anëtare të NATOs.

Historia e suksesit tëbashkëpunimit dhe vlerësimit me zotin Berisha, si lider i të djathtës, na detyron sot të kemi më shumë përgjegjësi,për të bashkëpunuar me PD dhe Z.Basha.

Kemi përgjegjësinë përballë cdo demokrati e republikani të thjeshtë,të cilët besojnë tek Ne, për të bashkuar shqiptarët në rrugën e fitores mbi regjimin e korruptuar të Edi Ramës dhe kthyer vendin në rrugën Europiane.

Detyra jonë është të ndërtojmë, një qeveri që buron nga vota e lirë e shqiptarëve, qeveris me shqiptarë e lirë dhe i sherben dhe mbron liritë dhe të drejtat e tyre.

E djathta është historia e qindra mijëra të përndejkurve politikë, që u ekzekutuan nga regjimi komunist, familjet e tyre që u persekutuan dhe internuan, po ashtu dhe e përfaqësueve të Klerit, që u pushkatuan dhe dënuan për shkak të besimit në Zot.

E djathta dhe Shqipëria nuk mund të shkojë përpara pa të vërtetën historike.

“Ata që harrojnë historinë, janë të detyruar ta përsërisin atë”.

Rama po na kthehen në kohën e izolimit, varfërisë dhe dhunës së krimit dhe korrupsionit, mohimit të lirive dhe të drejtave, shkatërrimit të Institucioneve demokratike.

Prandaj jo vetëm duhet të respektojmë historinë dhe ata që e bënë atë, por e djathta duhet të përfshijë në Parlament dhe qeveri përfaqësues nga familjet e të përndjekurve politikë, përndryshe do humbasë formë dhe  vlerë. 

Mijëra njerëz kanë humbur jetën nëkonfliktin dhe në kërkim të së drejtës së pronës të mohuar nga politika.

Mijëra të tjerë përballen me vjedhje pa fund dhe proçese gjyqësore qëvazhdojnë me dekada.

Kjo nuk është më vetëm një çështje e së drejtës, por ka krijuar një plagë të madhe sociale, një frenim të zhvillimit ekonomik dhe një problem të pazgjidhur politik.

Sot kerkohet zgjidhje, nga e djathta, nga Partia Republikane dhe Partia Demokratike, të cilat duhet të garantojnë,kthimin dhe kompensimin e pronës pronarit të ligjshëm.

Partia Republikane mbështet biznesin si forca kryesore për të zhvilluar ekonominë,punësimin dhe mirëqënien.

Shqipëria ka vetëm një oligark, I cili ka shkatërruar çdo vlerë të konkurencës dhe tregut të lirë dhe ky është Edi Rama.

Pa respektim të pronës private, pa mbështetje të biznesit, nuk ka punësim dhe mirëqënie.

Partia Republikane duhet të krenohet sot qëështë kthyer në Partinë e Rinisë, e cila drejtohet prej saj në shumë nivele.

Rinia ka forcë të konkurojë për në Parlament dhe të shërbejë në qeverisje.

Rinia studentore në 1990 bënë revolucionin duke përmbysur regjimin komunist, por fatkeqësisht jo praktikat dhe mentalitetin e atij regjimi.

Prandaj sot Rinia ka përgjegjësinë të bëjë revolucionin, për të ndërtuar shtetin e së drejtës.

Gratë Republikane janë sot një realitet politik me mendim dhe angazhim nl jetën publike:

Gratënuk duhet të jenë në politikë për dekor apo kuota, por të afta për të ndryshuar shoqërinë dhe Shqipërinë, me kurajon dhe aftësinënjësoj si burrat, tëgjykojnë, konkurojnë, fitojnë dhe drejtojnë, duke u kthyer nëforcë ndryshimi.

Familja, prona dhe kombi,  krijojnë një lidhje të fuqishme, që frymezojnë idedhe veprime, për të ndërtuar Shqipërinë Europiane.

Pas shpalljes së Pavarësisë, fitorja më e madhe është anëtarësimi i Shqipërisë në NATO, anëtare e aleancës më të fortë demokratike, politiko-ushtarake dhe sigurisë.

Si anëtarë të NATOs Ne kemi forcën dhe mundësinë që t`i shërbejmë Shqipërisë, por vecanërisht shqiptarëve në rajondhe interesit tonë kombëtar.

Republikanët janë krenarë që kanë qënë pjesmarrës dhe  kontributor të drejtpërdrejtë të këtij antarësimit të Shqipërisë në NATO.

Sot jemi shumë largendrrës Europiane, larg mundësisë për të qënë shqiptarë të bashkuar në Europën e Bashkuar.

Rama 7 vite me radhë ështërefuzuar nga BE,për shkak të krimit, korrupsionit dhe mungesën e zgjedhjeve të lira.

Ai ka nxjerrë në pazar për pushtetin e tij dhe ka cënuar rëndë interesin tonë kombëtar.

Politikat e tij kanë krijuar pasoja në peshën dhe rolin e shqiptarëve në rajon, duke i dhënë primatin në politikat rajonale Serbisë, duke anashkaluar Kosovën dhe faktorin shqiptar.

Shqiptarët duhet vlerësojnë se:

Prezenca e Rusisë dhe Kinës, në rajon angazhimi I tyre në cështjet e sigurisë, teknologjisë dhe ekonomisë, ështëkundër ineteresave të shqiptarëve.

Sot më shumë se kurrë, republikanë dhe demokratë kemi një përgjegjësitë madhe për të mbështetur revoltën popullore kundër kësaj qeverisje të korruptuar, por mbi të gjitha për të ndërtuar shtetin e shqiptarëve.

Kemi përgjegjësinë për të ndërtuar një të djathtë reale, e cila është e prekshme nga çdo qytetar.

Duhet punuar në çdo qendër votimi,për të garantuar zgjedhje të lira dhe ndërtuar shtetin europian që dëshirojmë, i cili nuk vjen nga pazari, por nga forca e votës së lirë të çdo shqiptari.

Zgjedhjet e 25 Prillit janë me rëndësi kombëtare për të ardhmen Europiane, prandaj kërkohet një koordinim kombëtar, kohezion social, zhvillim ekonomik dhe mundësi për të punuar e jetuar me mund e djersë në këtë vend që e ka bekuar Zoti.

Sot e djathta dhe opozita duhet të institucionalizojë një organizim të ri të saj, hapje dhe bashkim I historisë dhe të ardhmes,  ku duhet të bëhen pjesë e vendimmarrjes, konkurimit dhe fitores, pronarët, të përndjekurit, biznesi, gratë dhe rinia

Zgjedhjet e 25 Prillit kanë një rëndësi kombëtare për të cliruar shqiptarët nga një regjimi monist, I korruptuar, i inkriminuar dhe antikombëtar i Edi Ramës.

Përgjegjësia e PR dhe PD të së djathtës është të bashkojnë shqiptarët për të rikthyer Shqipërinë në rrugën Europiane dhe për të rizgjuar përgjegjësinë dhe interesin kombëtar kudo në trojet shqiptare.

Ky është misioni i republikanëve, i demokratëve, i të djathtës dhe shoqërisë shqiptare.