‘Kaq dele ju duket populli?!’ Shehaj: SPAK të hetojë kush e pagoi darkën e ministrave në Dubai

Nënkryetarja e LSI-së për Tiranën, Brisida Shehaj, ka komentuar fotot dhe videot e ministrave të qeverisë “Rama”, që shfaqen duke darkuar në restorantin më të shtrenjtë në Dubai.

Teksa shtron pyetjen se kush e pagoi këtë darkë, ajo i bën thirrje SPAK-ut që të hetojë, pasi ka një ligj që dhuratat që pranon një funksionar i shtetit duhet që të deklarohen.

Shehaj: Palacolleku me i madh eshte qe per kete qeveri cdo gje eshte normale.Shemben ura,prishen rruge te sapo bera dhe prokuroria nuk reagon.Qeveria jo e jo por nuk mjaftohen me kaq, dalin video nga dubai dhe asnje fjale.

Ore po kaq dele ju duket ky popull?!?!? Sot ka vetem nje sqarim qe duhet te bej qeveria KUSH E PAGOI DARKEN? Habitem dhe me median, te kishte qen opozita ne darke do gelonin ,sot heshtin se skan faj ne krye te tavolines ishte sponsori i qeverise dhe i medias.

Por sot te gjithe vetem nje pyetje kemi KUSH E PAGOI DARKEN??? SPAK-u besoj e di qe ka nje ligj per dhuratat qe mund te pranoj nje funksionar i shtetit dhe qe duhet te deklarohen./ora/