Kim Jong Un nuk tërhiqet, gati armët e reja dhe nëndetësja bërthamore

Udhëheqësi i Koresë së Veriut Kim Jong Un, tha se vendi i tij po zhvillon armë të reja duke përfshirë një nëndetëse me energji bërthamore si dhe armë taktike të dizenjuara për të depërtuar në sistemet e mbrojtjes raketore.

Kim tha se Koreja e Veriut po zhvillon armatimin për të penguar Shtetet e Bashkuara, komente që duket se tregojnë se strategjia e Presidentit Donald Trump, duke përfshirë edhe tre takime historike midis tij dhe Kim, nuk arritën të bindin Pyongyang të ndalojë krijimin e arsenaleve bërthamore moderne.

“Pavarësisht se kush është në pushtet në SHBA, natyra e vërtetë dhe shpirti i vërtetë i politikës anti-Kore e Veriut nuk do të ndryshojë kurrë”, tha Kim, sipas Agjencisë Qendrore Koreane të Lajmeve (KCNA) të drejtuar nga shteti.

“Zhvillimi i armëve bërthamore do të vijojë pa ndërprerje.”, u shpreh ai teksa tha se projektet, janë në faza të ndryshme të zhvillimit.

Sipas liderit, përmirësimet në armët taktike bërthamore, kanë për qëllim që ato të përdoren në distancë më të shkurtër dhe janë më pak shkatërruese sesa armët strategjike bërthamore.